Uashington (AFP) – NASA ka kapur fotografi të paprecedent të ndërveprimit të valëve goditëse nga dy avionë supersonikë, pjesë e kërkimit të saj në zhvillimin e avionëve që mund të fluturojnë më shpejt se zëri pa zhurma “boom sonic”.

Kur një avion kalon atë prag – rreth 1.225 kilometra (760 milje) në orë në nivelin e detit – prodhon valë nga presioni që ushtron në ajër rreth tij, të cilat shkrihen për të shkaktuar një tingull qe të çan veshët.

Në një manovër të ndërlikuar nga pilotët e “yllit te rokut” të Qendrës se Kërkimeve të Fluturimit Armstrong te NASA-s në Kaliforni, dy avionë ‘Jet supersonik T-38’ fluturuan vetëm 30 këmbë (nëntë metra) ne distance nën një aeroplan tjetër ne pritje për t’i fotografuar ato me një kamera të avancuar te shpejtësisë së lartë, tha agjencia.

Pika e takimit – në një lartësi prej rreth 30.000 këmbësh – dha imazhe hipnotike të valëve goditëse që dilnin nga të dy aeroplanët.

Me njërin avion që fluturon mbas tjetrit, “goditjet do të formohen ne mënyrë te ndryshme”, tha Neal Smith i AerospaceComputing Inc, një firmë inxhinierike që punon me NASA, në një postim në faqen e internetit të agjencisë.

“Këto të dhëna me të vërtetë do të na ndihmojnë të avancojmë kuptimin tonë se si ndërveprojnë këto goditje”.

Boom-et e zërit mund të jenë një telash i madh, te aftë jo vetëm për të trembur njerëzit në terren, por edhe për të shkaktuar dëme – si dritaret e shkatërruara – dhe kjo ka çuar në kufizime të forta mbi fluturimin supersonik mbi tokën nën juridiksion si Shtetet e Bashkuara.

Aftësia për të kapur imazhe të tilla të detajuara të valëve goditëse do të jetë “vendimtare” për zhvillimin e X-59 të NASA-s, tha agjencia, një aeroplan eksperimental supersonik që shpreson të jetë në gjendje të thyejë barrierën e zërit me vetëm një gjëmim në vend të një bumi zëri(sonic boom).

Një zbulim i tillë mund të çojë në lirimin e kufizimeve të fluturimit dhe kthimin e avionëve supersonikë komercialë për herë të parë që kur Concorde u tërhoq në vitin 2003.

Disa vende dhe qytete ndaluan avionet franko-britanik nga hapësira ajrore e tyre për shkak të boom-eve te tyre të zërit.

Veritas.com.al/