S’ka më lojëra, mazhoranca socialiste miraton me 85 vota pro në parlament reformën e re territoriale.

Në një nga reformat më kritike të këtij mandati të katërt, PS tregoi unitetin e saj pa asnjë rrjedhje, ndonëse deri në momentin e fundit u desh ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama për të shuar rebelët brenda grupit.

I pari, Vullnet Sinaj. Deputeti i Vlorës, i cili deri në fillim të javës ishte deklaruar kundër, por të enjten u pendua dhe kujtoi se, para premtimeve lokale, mandatin e ka në PS.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *