Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë këtë shtunë në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 5.8 dhe intensitet mbi 7.5 ballë me epiqendër në Detin Adriatik.

Tërmeti ka rënë në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Paraprakisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dyshohet se ka dëme materiale.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ky është një prej tërmeteve më të fortë të 20-30 viteve të fundit. Ai i pasua nga një tjetër lëkundje e fortë me magnitudë 5.1.

Mësohet se në disa banesa në Tiranë janë shënuar dëme materiale, ku janë thyer orendi shtëpiake dhe janë plasaritur mure.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Durrës, si dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.

Veritas.com.al/