Aktori i mirënjohur i humorit, Muhamet Lika, është ndarë sot nga jeta në moshën 65 vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës. Aktori ndodhej në Itali për kurim kur ka kapur sekondën e fundit të jetës.

Vdekjen e Muhametit e ka njoftuar vetë familja e tij.

Muhamet Lika numëron qindra role ne skenën e humorit me një aktivitet 41 vjeçar.

Ai mban shumë tituj dhe çmime; së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”.

Ndarja nga jeta e Muhamet Likës, baba i dy fëmijëve, është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare, ndërsa familja humbi njeriun e shtrenjte të saj.

Veritas.com.al/