Ndahet nga jeta në 72-vjetorin e lindjes, akademiku i njohur Gudar Beqiraj. Lindi në 11 maj 1948 dhe vdiq në 11 maj 2020
Ai mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës, u specializua në Gjeostatistikë pranë Qendrës së Gjeostatistikës në Fontainbleau, Francë, si dhe në metodat e informatikës së aplikuar në Gjeofizikë në Universitetin Paris VI, Francë.
Në vitin 1992 ka kryer punë shkencore pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë, Itali.
Në vitin 1994 merr titullin “Profesor”, dhënë nga Këshilli i Lartë i Atestimit të Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë.
Në vitin 2003 i akordohet titulli “Akademik”, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Në 2012 është bërë anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve.
Ka një përvojë 45 vjeçare si pedagog i matematikës dhe i informatikës në Universitetet e Shqipërisë si dhe pedagog për sportin e peshëngritjes në Akademinë e Sporteve në vitet 80-të.
Përveç kontributeve në fushën shkencore, ka kontribute edhe në aktivitete e fusha shoqërore.
Në vitin 2008, ka marrë çmimi ‘Personalitet i Vitit’, akorduar nga Bashkia e Tiranës dhe në vitin 2016 ka marrë ‘Medalje e Art për kontributin 50-vjeçar në sportin botëror të peshëngritjes, nga Federata Botërore e Peshëngritjes.
Në vitin 2017, Beqiraj qëndroi për pak kohë në krye të Akademisë së Shkencave, por më pas dha dorëheqjen.
VERITAS.COM.AL/