
Sot, e Shtunë, rreth orës 18.30 është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli, njoftoi familja e tij. Shkak për vdekjen e tij të shpejtë është bërë një leucemi akute.
Megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij.
Bakalli mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009. Ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodërs.
Kohët e fundit punonte si lektor në një universitet privat. Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.