Ndahet nga jeta ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha, Kosta Barka.
Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Tritan Shehu.
Mësohet se Barka, ka humbur jetën nga një sëmundje autoimune.
“Kosta Barka nuk eshte me midis nesh!
Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta.
Humbem nje mik te pa zevendesueshem.
Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle!
Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme.
Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv.
Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra…
E humbi PD e gjitha.
E humbem te gjithe!
Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve!
Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!”, thuhet në mesazhin e Shehut