Aktorja italiane, Monica Vitti, e cila ka luajtur në disa filma që kanë lënë gjurmë në historinë kinematografike, ka gjetur vdekjen në moshën 90-vjeçare.
Dario Franceschini, ministri i Kulturës në Itali e përshkroi atë si “mbretëresha e kinemasë italiane”.
Vitti ishte më e njohur për punën e saj me regjisorin, Michelangelo Antonioni, në klasikët si L’Avventura të viteve 1960, gjë që i dha asaj një nominim për “Bafta”.
Rolet e saj në gjuhën angleze përfshinin pjesën e në “Modesty Blaise” të vitit 1966.
Pas vdekjes së saj, kryeministri italian, Mario Draghi shkroi se Vitti “e kishte bërë kinemanë italiane të shkëlqejë në mbarë botën”.
“Një aktore me zgjuarsi dhe talent të jashtëzakonshëm, ajo pushtoi breza të tërë italianësh me shpirtin e saj, me bukurinë e saj”, tha ai.
E lindur në Romë, Vitti filloi në teatër, ku u pa nga Antonioni.
Regjisori legjendar vazhdoi ta vendosë atë në qendër të filmave “The Night” (1961), “Eclipse” (1962) dhe “The Red Desert” (1964).
Kjo marrëdhënie i solli asaj famë botërore dhe e çoi në rolin e saj të parë jashtë Italisë, përballë Terence Stamp dhe Dirk Bogarde në komedinë “Modesty Blaise”.