Ndahet nga jeta mjeku dhe politikani Sabit Brokaj.
Prefosor Brokaj gjatë karrierës së tij, punoi si ndihmës mjekësor në një prej nëndetëseve të ushtrisë shqiptare e më pas në brigadën ushtarake të Shijakut e më vonë si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë.
Pas kthimit nga Franca ku studio Sabit Brokaj do mbante edhe detyrën e një prej mjekëve personal të diktatorit Enver Hoxha.
Rënia e komunizmit e gjeti profesorin e kardiologjisë të përfshirë në politikë duke zgjedhur deputet nën siglën e PS-së dhe duke qene për vite një nga figurat e rëndësishme të saj.
Nga shkurti deri në Dhjetor 1991 drejtoi ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur për dy vite.
Ndarjen nga jeta të Sabit Brokajt presidenti Ilir Meta e quan lajm trishtues duke theksuar se Profesor Sabit Brokaj, mjeku dhe intelektuali i shquar, gjithmonë ishte angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.
Ndërsa kreu kuvendit Gramoz Ruçi shprehet se “Si deputet për disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, shkëlqeu për përkushtimin e pashoq, arsyetimet e thella, logjikën e pakundërshtueshme, oratorinë dhe elokuencën, por edhe thjeshtësinë mbresëlënëse dhe lidhjet e pandashme me njerëzit.
VERITAS.COM.AL