Deri më tani është shfaqur vetëm një foto ku zonja Topalli po bisedon ën kafe para konferencës për mediat në ora 14.00.
Në tavolinën rreth Jozefinës duken anëtarët e kryesisë së PD që kërkojnë largimin e zonjës Topalli.
Para dy ditësh, Topalli ka bërë thirrje ‘për shpëtimin e PD’.
“Ne një kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence për demokratet. Partise Demokratike duhet me i dal zot” shkroi zonja Topalli.
Sot pritet që të shpallet platforma e saj dhe e liderë demokratë për shpëtimin e PD nga rrënimi dhe përçarja.
Veritas.com.al/