Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi të dielën se Bashkimi Evropian do të ndalojë të gjithë avionët në pronësi ruse nga hapësira e tij ajrore dhe të gjitha mediat shtetërore ruse.

“Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen apo të fluturojnë mbi territorin e BE-së, përfshirë avionët privatë të oligarkëve”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Ajo përmendi në mënyrë specifike Russia Today dhe Sputnik dhe filialet e tyre si objektivat kryesore të ndalimit të medias.

“Ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë,” shtoi ajo.