(FOTO: Wolf Blitzer nw progamin “The Situation Room”)

Në transmetimet e CNN ditën e hëne, në programin “Situation Room,” anchor Wolf Blitzer i tha senatorit Demokrat Chris Coons (D-DE) se i duket “hipokrite” kjo që po bëjnë Demokratët në mbështetje të kandidates së Partisë së Gjelbër Dr. Jill Stein për rinumërimin e votave. Ai tha se sikur këtë ta kishte kërkuar Donald Trum, po të kishte humbur, padyshim që Partia Demokratike do të ishte “me këmbëngulje kundër”.

Blitzer tha, “Kjo është tamam frikë, sikur Hillary Clinton të kishte fituar, të gjithë Demokratët ishin kudo të frikësuar se Donald Trump nuk do ta pranonte rezultatin, ai mund të kishte kërkuar rinumërim, dhe kjo do të kishte zgjatur e zgjatur. Kështu që më duket veprim hipokrit ky që po bëjnë Demokratët- tha Blitzer. Pse vallë Partia demokratike mbështet Jill Stein për rinumërimin e votave në 3 shtete të fushëbetejës për fitoren

Gazetari i CNN, Wolf Blitzer gjatë fushatës elektorale manifestoi anësi të dukshme në favor të Hillary Clinton. Ai ishte mes gazetarëve që Clinton e kishte ftuar në festë në shtëpi. Sipas mesazheve të publikuara nga WikiLeaks, Blitzer iu kishte kërkuar Demokratëve t’i formulonin pyetjet për intervistën me Trump. Natën e zgjedhjeve të 8 Nëntorit, Blitzer u ndje keq me fitoren e Trump. Gazeta “Mail- online” pyeti me ironi: “Akoma nuk ka vrarë veten Blitzer?”

/Veritas.com.al/