Ambasadorja amerikane në Athinë: Nder të gjendem këtu në Shqipëri, një partner I palëkundur i SHBA dhe një vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Europën, krah mikut tonë shumë të mirë Edi Rama.

Ka dy marrëveshje që po nënshkruhen sot. Që është marrëveshja 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror, që tregon se Shqipëria po luan rol në rritje në Ballkan.  Forcimi i bashkëpunimit rajonal, në fakt ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare gjithashtu. Dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptar ka për sigurinë energjitike. Administrata Trump e ka ngritur këtë bashkëpunim si shtyllë në mbarë botën. Shqipëria dhe Greqia janë më shumë se sa fqinj.

Kur SHBA – Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku I gjithë rajoni përfiton. Shqipëria është thelbësore për këtë vizion. Energjia mbështet themelet për paqe e prosperitet afatgjatë. Le të vijojmë të punojmë së bashku me SHBA dhe qeverive për të rritur ekonomitë tona, për ti sjellë njerëzit tanë më afër me njeri tjetrin.

 

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *