Poetja amerikane dhe laureatja e Nobelit për Letërsinë Louise Gluck ka humbur jetën në moshën 80-vjeçare.

E lindur në Nju Jork, Louise Gluck konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të poezisë amerikane. Ajo u nderua në vitin 2020 nga Akademia Suedeze për “zërin e saj të veçantë poetik” dhe u bë gruaja e 16-të që morri Çmimin Nobel për Letërsinë.

Puna e saj, e cila filloi në fund të viteve 1960 dhe është e famshme për stilin e saj dhe idealizimin e bukurisë së thjeshtë të natyrës, ka fituar çmime të shumta në Shtetet e Bashkuara.

Në më shumë se 50 vjet, Louise Gluck botoi një duzinë koleksionesh me poezi, ese dhe një roman, “Maridold and Rose: A fiction” (2022).