Dizajneri ikonik spanjoll i modës Paco Rabanne, emri i vërtetë Francisco Rabaneda Cuervo, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
Lajmin e trishtë e raportoi faqja franceze e lajmeve Le Telegramme, duke bërë të ditur se ndërroi jetë këtë të premte më 3 shkurt në qytetin francez Porstall, ku ai jetonte.
Rabanne, i cili vinte nga San Sebastiani, ishte një pionier në pasarelat në përdorimin e materialeve si metali, plastika dhe letra, të bashkuara me “gjemba”. Djali i kryerrobaqepëses së stilistit Balenciaga dhe kolonelit të forcave republikane, Francisco Rabaneda Postigo, lindi në 1934.
Rabanne, i cili kishte përjetuar disi një rilindje pas vdekjes së Pierre Cardin në vitin 2020, ishte gjithashtu i njohur për disa pamje të pazakonta të krijuara, por nd9r të gjitha ishte i pëlqyer nga banorët në qytetin e tij të adoptuar.
Marguerite Lamour, kryebashkiakia e Ploudalmézeau-Portsal tha: “Ai ishte mjaft popullor. Ai kishte thjeshtësinë e burrave që e dinë se nga vijnë” duke shtuar se “i pëlqente të fliste për rininë e tij”.
Vitet e fundit thuhet se Rabanne ka mbajtur një profil të ulët duke shijuar restorantet e rajonit.