Para pak çastesh ka ndërruar jetë, në Spitalin Uhtarak të Traumës në Tiranë, pronari i lokalit “Fisha” ku ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit para dy ditësh- raporton JOQ.

55 vjeçari Besnik Zenuni nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda që mori me shpërthimin e bombolës së gazit në resortin ku ai është aksioner kryesor në Velipojë.

Shpërthimi i gazit ndodhi ditën e Enjte paradite, duke lënë katër vetë të plagosur rëndë dhe 20 të tjerë në një gjendje plagesh më të lehta.

Edhe djali i pronarit të lokalit, Hektor Zenuni- 33 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, i shtruar në spitalin e Traumës.

Pas shpërthimit të gazit në lokalin e Velipojës kanë nisur hetimet mbi shkaqet e këtij akti të rëndë. Deri tani është kosntatuar se bombola ka qenë jashtë parametrave teknikë të kërkuar nga ligji, duke fajësuar pronarët e rezortit.

Veritas.com.al/