Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Twitter, reagoi për tragjedinë e sotme në plazhin e Himarës, ku humbi jetën një vajzë 5-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie.
“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse“, shkruan Rama në rrjetin social.