Ministria e Drejtësisë, Gazment Bardhi, i propozuar nga PD, ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut të Tropojë, Granit Kurmekaj.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ai është pezulluar për shkak se është përfshirë në fushatë elektorale.

Ndëshkimi  erdhi pas verifikimit të kryer, si dhe informacioneve të marra nëpërmjet fotove dhe videove, ku konstatohet përfshirja e Kurmekaj në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin.

Njëkohësisht, ndaj tij është bërë kallëzim penal në Prokurori.  Vendimi për pezullimin e tij është marrë nga ministri i ri i Drejtësisë i propozuar nga PD, Gazment Bardhi.

Deri në sqarimin e rrethanave mbi këtë çështje, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar menjëherë pezullimin e përkohshëm nga detyra të Drejtorit të IEVP Tropojë.

/Veritas.com.al/