JERUSALEM (AP) — Xhorxh Bolton, këshilltari për sigurinë kombëtare te Presidentit Trump thotë se tërheqja e ushtrisë amerikane nga Siria verilindore është e kushtëzuar në mundjen e mbetjeve të grupit të Shtetit Islamik dhe Turqisë duke siguruar mbrojtjen e luftëtarëve kurdë aleatë me Shtetet e Bashkuara.
Bolton, i cili është në Izrael për të siguruar aleatin e SHBA për tërheqjen e urdhëruar nga Trump, thotë se nuk ka kohe te përcaktuar për tërheqjen e forcave amerikane në pjesën verilindore të Sirisë, por insiston se nuk është një angazhim pa limit.
Bolton tha të dielën se “kalendari rrjedh nga vendimet e politikes që ne duhet të implementojme.”
Komentet e tij shënojnë konfirmimin e parë publik, se tërheqja është ngadalësuar, pasi Trump u përball me kritika të gjera nga aleatët dhe dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis për një politikë që duhej të kryhej brenda disa javësh.
Veritas.com.al/