Këtë të premte, në qytetin e Shkodrës janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes. Ka qene kryeministri Edi Rama që ka ndarë disa pamje nga atmosfera në rrjetet sociale.

Vihet se alegria dhe gëzimi i qytetarëve, të cilët janë mbledhur në shëtitoren e Shkodrës.

Ndërsa Rama ka thënë se që kjo atmosferë të krijohej, ka rëndësi vota se kujt i shkon.

“Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota. Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”, ka shkruar kryeministri krahas videos në Facebook.

/abcnews.al