Një lokal në Prishtinë proteston në mënyrë të veçantë për dështimin e radhës të Bashkimit Evropian për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e  Kosovës. Pronari i barit ka vendosur një tabelë ku thuhet se u ndalohet hyrja pa viza shtetasve të Bashkimit Evropian, si një reagim më shumë se legjitim i qytetarëve të Kosovës, si i vetmi vend në Evropë që nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen.

Në samitin e BE-së nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën dhe kjo i ka sjell zhgënjim tek Kosovarët. Presidentja e Kosovës e kishte një mesazh shumë të qartë për liderët e BE-së 3 ditë më parë në Bruksel. Kryefjalë e fjalimit të saj ka qenë liberalizimi i vizave. Osmani ka deklaruar se populli i Kosovës ndihen të diskriminuar në kontinentin ku jetojnë dhe se ajo është e vetmja në tryezë që i duhet të marrë vizë për të arritur në takim.