Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka ironizuar deklaratën e kryministrit Edi Rama, për sa i përket lëshimeve që po i bën opozitës.
Në fjalimin e tij Rama tha se pavarësisht lëshimeve ka gjithmonë një vijë të kuqe e cila nuk mund të kalohet.
Pikërisht “vija e kuqe” ka qenë dhe pika ku është fokusruar Ndoka, ja çfarë shkruan ai në Facebook:
“Vija e kuqe!
Rama vendosi sot ‘vizën e kuqe’, por nuk u kuptua qartë, nësë e vendosi si politikan apo si piktor!
Nëse është vizë e kuqe politike, do e kaloje Meta!
Nëse është vizë e kuqe, si piktor, do e kaloje Opozita!
Nëse është “vizë e bardhë”, si rilindas, do e thithin vetë!”