Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së thotë se situata ku ndodhet sot Shqipëria është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e OSBE-së dhe rekomandimeve të saj.
Zoti Ndoka është shprehur se sot ‘nuk ka më moral as Reforma në Drejtësi dhe as vetting’.
Mbledhja me ambasadorët “ishte një informim më tepër edhe mbi negociatat që janë zhvilluar ditët e fundit. Ne ju dhamë qëndrimin tonë. Ishte i domosdoshëm një qëndrim i tillë se ky nuk është problem vetëm i dy partive shqiptare por i plularizimit në radhë të parë. I thashë ambasadorit Donald Lu se edhe në kohën e monizmit ne kemi votuar 99.9% dhe ishin të ligjshme dhe kushtetuese, por nën diktaturë”, u shpreh Ndoka.
Sipas tij, “me zgjedhjen e presidentit të ri, edhe vettingu ka rënë në aspektin moral të kësaj maxhorance dhe i thashë se këto nuk janë teka të PD-së, po standarde që PD-ja i kërkon nga të gjitha partitë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne në gjykimin tonë’. Ndërsa ambasadorët në vijnë për ‘vetullat’ dhe nxjerrin sytë…
I thashë për gabimet që ka bërë kryeministri me ne: Manipulimin e zgjedhjeve, nuk ka bërë konsensus për reformën zgjedhore; e vetmja mënyrë është që të hapë rrugën për zgjedhje duke dhënë dorëheqjen.
I thashë se ai ishte përgjegjësi kryesor për krizën kur tha se nuk ka kohë për numërimin elektronik ndërsa sot tha se ka kohë pra kjo ishte e papërgjegjshme gafë diplomatike e bërë prej tij në zgjedhje.
Aty pati një luhatje dhe, mesa vërejtëm, nuk ka një qëndrim të përbashkët ndërmjet BE-së dhe SHBA-së”, tha Ndoka.
/Veritas.com.al/