Kryeministri Rama në festimet e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka lobuar për Kosovën para 29 delegacioneve të NATO-s në Tiranë.
Ai tha se Shqipëria beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri për të gjithë familjen euro-atlantike
“Duhet që Kosova të bëhet pjesë e integruar e Aleancës Atlantike. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri, jo vetëm për Kosovën e Ballkanin, por për të gjithë familjen euro-atlantike. Është një vizion strategjik përfshirja e Kosovës në NATO dhe një vlerë e shtuar”.
Ky ishte apeli që kryetari i qeverisë Shqiptare bëri për Kosovën.
Veritas.com.al/