Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me sigurinë në vend. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Balla thekson se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe proceduar 30 shtetas nga qytete të ndryshme në vend.
“30 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Dibër dhe Elbasan. Janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohta. Pres rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, shprehet Balla.