Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka folur pas mbledhjes së radhës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP shqyrtoi sot kërkesat e tre anëtarëve që mendonin se kanë konflikt interesi dhe që sipas tyre nuk duhet të shprehen për renditjen.

Por KLP i rrëzoi me shumicë votash pretendimet e Tartar Bazaj, Esmeralda Keshit dhe Kosta Belurit.

“Metodologjia orienton anëtarët e Këshillit të bëjnë pikëzimin. Ne duhet të kuptojmë sa aftësi profesionale kanë kandidatët. Prokurori i ri i Përgjithshëm do të jetë një administrator i sistemit. Këshilli vendosi që asnjë anëtar nuk kishte konflikt interesi. Ne nesër do të bëjmë intervistat dhe pasnesër do t’i dorëzojmë Kuvendit renditjen.

Në 25 nëntor do marrim vendimin për emërimin e 8 prokurorëve për në Prokurorinë e Posaçme”, tha Ibrahimi pas mbledhjes.

Veritas.com.al/