Nga Gent Cakaj*

Gjatë këtyre ditëve është diskutuar mbi përmbajtjen e raportit. Ka ekzistuar një përpjekje për të keqinterpretuar referencat e jashtme. Po shfrytëzohet një raport ndërkombëtar për të legjitimuar një proces të rregullt zgjedhor.

Nuk mund të identifikohet shuma e problemeve jashtë shkaktarëve të tyre. Ky raport është më shumë kritik për opozitën, se sa de legjitimim i procesit zgjedhor. Më duhet të zbërthej disa nga gjetjet kryesore të raportit.

Së pari, raporti sqaron se në Shqipëri më 30 qershor zgjedhjet janë zhvilluar pa një mundësi kuptimplotë të zgjedhjeve midis grupaksioneve. Nuk ka prag minimal për numërimin e votave. Qeveria nuk merr përgjegjësi për garantimin e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje.

Raporti thekson se klima ka qenë e polarizuar dhe nuk i ka kushtuar vëmendje programeve. Kjo është rrjedhojë e atyre që kanë bojkotuar procesin. Opozita në veçanti ka ushtruar presion madhor në elektoratin në shkallë të lartë, kryesisht në bashkitë e drejtuara prej tyre. Numri i pjesëmarrësve të 30 qershorit është më i lartë se në vitin 2015.

Në asnjë moment raporti nuk del në përfundim se situata në zgjedhje u shkaktua nga qeveria, por për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe bojkotit opozitar. ODIHR konstaton se procesi ka qenë i rregullt.

Një tjetër problem në raport është edhe se KQZ nuk ka pasur ekuilibër, se opozita ka bojkotuar zgjedhjet. Nuk mund të de legjitimohet procesi zgjedhor dhe as të fajësohet qeveria.

Keqpërdorimi i burimeve të administratës publike – raporti bëhet konkret dhe flet me referenca të sakta e shembuj të veçantë, për të konfirmuar këtë shqetësim.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nuk kanë qenë vetëm zgjedhje demokratike, por në fakt edhe vendosje e një shembulli të pakthyeshëm historik se duke dëshmuar se qëndrueshmëria institucioneve është me e lartë sesa shuma e interesave partiake. Zgjedhjet e tejkaluan sjelljen e dhunshme. Raporti i OHDIR e cilëson sjelljen e PD dhe LSI, në raport me godinën e Kryeministrisë, si të dhunshme.

 

*Ministër i Punëve të Jashtme dhe Europës

Veritas.com.al