Kryeministri Edi Rama shprehet se tashmë Shqipëria është kthyer në qendër të turistëve të huaj, ndërsa ndan në Facebook edhe disa nga shkrimet e mediave të huaja për vendin tonë.
Është revista franceze “Geo Magazinë” që duket se i ka kushtuar një artikull vendit tonë ku e përshkruan Shqipërinë si një destinacion që të ofron male, plazhe, trashëgimi kulturore e historike.
Statusi i kryeministrit:
Shqipëria turistike sërish në vëmendjen e medias
Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar si një destinacion të larmishëm me plazhe, male, natyrë magjepsëse, me një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbushur me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane
Po ashtu përmenden kujtimet e Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore e Tiranës
E gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj
Komente