Dy kamikazë me bomba kanë hedhur veten në erë në afërsi të kryeqytetit Turk, Ankara, pasi ata ishin afruar policisë.

Militantët, që besohet se ishin meshkuj dhe femra, dyshohen se kishin planifikuar të sulmonin me një makinë- bombë, siç njofton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Ata i shpërthyen mjetet e përgatitura pasi kishin marrë thirrjen e policisë që të lëshonin armët.

Policia i paralajmëroi, tha guvernatori i Ankarasë; dhe mendohet se militantët kanë lidhje me separatistët Kurdë.

Deri tani nuk ka njoftime për dëme të tjera