Përfaqësuesit e shtatë vendeve të jugut të BE-së të mbledhur në Athinë, të premten, në përpjekje për të rënë dakord për një qëndrim të përbashkët buxhetor mbi migracionin,një java para samitit evropian. Iniciativa nuk u ka pëlqyer gjermanëve.
Vendet e jugut të Bashkimit evropian kanë gjetur gjuhën për një qëndrim të përbashkët, të premten gjatë mini-samitit të Athinës, për të shkuar të bashkuar në samitin evropian, i parashikuar javën e ardhëshme në Bratislavë, ku do të kërkojnë nisjen e rritjes së Evropës sociale, si edhe ndarjen më të drejtë të faturës së migracionit. Takimi midis përfaqësuesve të këtyre shtatë vendeve (Greqia, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Qipro dhe Malta) ka provokuar ndërkaq acarimin e gjermanëve, partisanë të ortodoksisë buxhetore.
Vendet anëtare të Jugut të BE-së përpiluan edhe “Deklaratën eAthinës” duke parashikuar për momentin vetëm mbështetjen për një “dyfishim të planit Juncker” për investimet, shpjegoi kryeministri maltez, Joseph Muscat. Ata vendosën edhe për një takim të dytë në Portugali, në një datë që mbetet për t’u caktuar, njoftoi kryeministri grek Alexis Tsipras.
Hollande: “Rritja- thelbi i prioriteteve“
Për Tsipras, pjesëmarrësit në mini-samit kishin të përbashkët “se janë goditur në mënyrë të shproporcionuar njëherësh nga kriza ekonomike dhe kriza e emigracionit të paligjshëm (…), dhe se janë vende në kufi me zonën e destabilizuar të Maghreb-it dhe të Lindjes së Mesme”.
Edhe François Hollande gjykonte para këtij takimi se gjendja ekonomike, në Evropën jugore, “[meriton] që në thelb të prioriteteve të vihet rritja”, përçka Franca militon prej kohësh, “edhe pse ne respektojmë një sërë masash disiplinore” evropiane, konkretisht në fushën e reduktimit të defiçitit, insiston ai.
Pas atentatit që i “bënë” Parisit pas zbulimit të një makine të ngarkuar me bonbon gazi, presidenti franez nënvizoi afërsinë e grupeve “që kërkojnë që t’i luftojmë”. Ai këmbënguli kësisoj për nevojën e një “kontrolli të efektshëm të emigracionit, (…) duke i ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme vendet afrikane”.
E djathta gjermane ankohet për “lojrat e vockla” të Cipras
Ky mini-samiti grek përkon me takimin e Eurogrupit në Bratislavë – si samiti i BE-së javën e ardhshme –) gjatë të cilit Greqia duhet të japë llogari për vonesat në zbatimin e reformave të kërkuara nga huadhënësit në këmbim të planit të tretë të ndihmës financiare për vendin. Presidenti i Eurogrupit, hollandezi Jeroen Dijsselbloem, ndërkohë ka shkuar në Athinë për “të mbledhur rrangullat e camping-ut [sepse] vera mbaroi”.
Në Bratislavë, konservatorët gjermanë e shfaqin hapur acarimin e tyre për këtë takim të Athinës. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, thumboi: “kur janë udhëheqës partish socialiste ata që takohen, të shumtën e herës, nuk del ndonjë gjë tmerrësisht inteligjente”. Bashkëkombasi i tij Manfred Weber, kryetar i grupit PPE (që përbëhet nga deputetët republikanë) të Parlementit evropian, ka vënë në lojë “lojrat e vockla që vetëm ai [Alexis Tsipras] di ku rri sekreti”.
Samiti euro-mesdhetar u mblodh në klimën e një ofensive të përgjithëshme diplomatike greke. Kështu, të shtunën, ministrant e Punëve të jashtme evropianë të Partisë socialiste evropiane janë ftuar në Athinë nga kolegu i tyre Nikos Xydakis.
Sipas AFP