Lenny Kravitz, Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Dua Lipa janë ndër artistët e përzgjedhur për të fituar një Oscar si kënga më e mirë origjinale e vitit 2024.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit shpalli listat e shkurtra në 10 kategori, duke përfshirë këngën më të mirë origjinale.

Tre këngë nga filmi ‘Barbie’ janë ndër të nominuara, konkretisht ‘Dance The Night’ e Dua Lipës, ‘What Was I Made For?’ nga Billie Eilish dhe “I’m Just Ken” nga Mark Ronson dhe Andrew Wyatt Andrew interpretuar nga Ryan Gosling./abcnews.al