Koment nga L. Skiroi/

Bregu i Lumit është kthyer si të thuash ‘Bregu Perëndimor’ dhe Cisjordani në Lindjen e Mesme , ku që prej shtatë dekadash nuk u gjeti zgjidhja legal i zonës prej rreth 5 mijë kilometra katrorë, dhe që shkaktoi luftëra mes Izraelit e Palestinës.

Në Bregun e Lumit dhe në ‘Astir, në periferi të Tiranës, shteti shqiptar nuk mundi të sundojë ne territorin e vet që prej vitesh, që nga viti 1992, të paktën. Ndërsa gjatë këtij viti kur shteti projektoi të ndërtojë rrugë dhe bulevarde, banorët që okupuan zonën ‘me leje të shtetit’ janë ngritur në kryengritje. Një pjesë e politikës, që vetëquhet ‘opozitë’ ka prirë demonstratat e banorëve kundër shtetit, duke krijuar gjendje amorfe njësoj si në Bregun Perëndimor dhe në Cisjordani. Në protestat politike të udhëhequra nga ‘opozita’ po ngjallet terrorizmi kundër shtetit. Deputetët e opozitës dolën nga Parlamenti, me qëllim që të jenë të lirë për të goditur shtetin në mënyra ‘terrori’, që nga jashtë parlamentit; ata sot quhen ‘ish- deputetë’ por megjithatë marrin të drejtën të ‘bëjnë ligjin’.

Prej disa muajsh kur shteti po merr goditje të njëpasnjëshme, banorët e paligjshëm menduan se ‘ia hodhën’ dhe do të ruajnë domenet e fituara jashtë ligjit. Ndërsa shumica e popullsisë, në një zemërim të pashoq, shprehet përditë se ‘po ne që nuk zumë toka!, do t’i zëmë!’. Në këtë mënyrë shteti- Zoti i të gjithëve do të asfiksohej nga ‘Bregu ( Perëndimor) i Lumit (Jordan)’ dhe nga  ‘Astiri’- një emër grek boje dhe kolle për muret. Duke ngulur emrat e rinj “Bregu i Lumit’ dhe ‘Astir’ ka ndryshuar fizionomia e territorit të shtetit- gjë që mundëson okupim të ngadaltë mbi shtetin.

Shumica e qytetarëve, kur panë që shteti nuk vepron as në Bregun e Lumit dhe as në Astir, u tulatën dhe menduan me dëshpërim se ‘kur të duash tjetri të vjen në shtëpi e të pushton’ dhe ndjenë frikë. Kështu ra shteti edhe në vitin 1997, dhe pastaj dolën tanket e u hapen depot e armëve.

Por akti i sotëm i shtetit në Bregun e Lumit u duk se dha shpresë se shteti po ndjehet

Policia ka zbarkuar sot te ‘Bregu i Lumit’ dhe ka larguar banorët e banesave që janë parashikuar për t’u prishur në kuadër të projektit të ‘Bulevardit të Ri’. Këtu do të ndërtohet bulevardi i madh, i ri, i Tiranës, parashikuar nga të gjitha forcat politike parlamentare që prej dekadash.

Aksioni i prishjes ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Banorët janë ankuar se policia u ka mbledhur telefonat, duke e konsideruar këtë një ‘shkelje të të drejtës’, çfarë mahnit të gjithë qytetarët e vendit që duan rrugë, bulevard, çlirim të ekonomisë dhe territorit prej okupuesve.

Sot është parashikuar se do të prishen shtatë banesa, banorët e të cilave janë strehuar dhe kompensuar nga shteti- edhe pse kanë qenë të paligjshëm në këto troje. Deri në fund do të shemben 38 banesa; por tani kanë mbetur vetëm 23.

Bregu i Lumit dhe ‘Astiri’ ishin një provë nëse shteti do të mposhtet nga ‘terrorizmi politik’ apo do të vazhdojë të funksionojë në favor të individit, të qytetarëve dhe të Republikës.

Veritas.com.al/