Nga: Ylli Dylgjeri/

Katraurë datash në PS! Kur u vra Qemal Stafa? Në dt. 4, apo në dt 5 Maj? U lodha sot në kafe duke iu shpjeguar nje grupi të PS. E ngatërronin vrasjen në dt. 5 Maj të Qemalit, me dorëzimin në 4 Maj të Mandatit të deputetit të Saimir Tahirit!

Janë ndarë në dysh simpatizantët – më thanë. Një pjesë kërkojnë të bëjnë vizita te shtëpia e Qemalit e pjesa tjetër te shtëpia e Saimirit!

Më rëndë akoma u ngatërrua muhabeti kur më pyetën ku ndryshon Kryetari i Fondacionit Qemal Stafa me Qemal Stafën?

Uaaaa ç’t’i thoja? Më në fund e gjeta. Mos u ngatërroni, u thashë.! Kjo është gafë e madhe. Është njëlloj sikur, larg qoftë, të vdesë Xhorxh Sorros e Ju të shkoni për vizitë te shtëpia e Kryetares së Fondacionit Shoqëria e Hapur Ilva Tare.

Kaq. U qetësuan.

I paharruar qoftë 5 Maji.

Veritas.com.al/