Në Cetinjë të Malit të Zi është mbajtur mes tensioneve dhe protestave ceremonia e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Ishte Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, njoftoi se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve.
Por ndërkohë prej dy ditësh protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinës.

Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada me goma makinash në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

E megjithate Porfirije dhe Joanikije mbërritën me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.
Forca të shumta të sigurisë të vendosura në qytet, përdorën edhe dhe gazlotjesll për të shpërndarë protestuesit.

Me thirrjet “Këtu nuk është Serbi!” dhe “Rroftë Mali i Zi!”, një kaos i vërtetë u krijua në rrugët e Cetinës, që konsiderohet si kryeqyteti historik i Malit të zi.

Në 30 vjetët e fundit, festat fetare atje shënohen në praninë e forcave të shumta policore, pasi përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj malazeze jo-kanonike festojnë të ndarë.

Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësinë nga Kisha Ortodokse Serbe.