Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në përurimin e sheshit të Derviçanit në Dropull, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis. Rama thotë se busti i Mitsotakis, i cili ishte kryeministri i parë grek që vizitoi Dropullin, do të qëndrojë si shëmbëlltyrë e të vërtetës historike që bashkon dy popujt fqinje.
Teksa u ndal gjatë tek jeta dhe roli që ka pasur Konstantinos Mitsotakis në Greqi, Rama tha se ‘rikthimi” i tij në sheshin e Derviçanit është një vendin dhe kohën e duhur. Rama theksoi gjithashtu se do të donte të merrte pjesë në inaugurim edhe djali i tij, kryeministri aktual grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Mu duk e arsyeshme ta skicoja sot këtu fillin e romanit të jetësuar të këtij personazhi emblematik të politikës së vendit fqinj, i cili ishte kryeministri i parë grek që zbriti në Shqipëri dhe vizitoi Derviçanin. Rikthimi i tij në këtë shesh përmes këtij busti që skulptori Adi Dule e ka bërë me shumë sukses dhe dëshirë, qoftë sepse edhe ai ka qenë disa vite në Greqi si emigrant por edhe se portreti i plakut Mitsotakis, mendoj se është një rikthim i duhur ne vendin dhe kohën e duhur i njeriut të duhur për të mëshiruar me praninë e vet të përjetshme lidhjen e pandashme të minoritetit grek me Greqinë, të cilat i rivendosi pas një këputje të gjatë dhe të dhimbshme me ardhjen e tij 33 vjet më parë. Por mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek, kur flet me dashurinë e sprovuar të një jete edhe me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase, që të kuptosh se kjo prani e tij këtu ushqen natyrshëm edhe mirësinë kokëfortë të lidhjes së pandashme mes dy gjindjeve tona, të cilat e shkuara i ka përzier aq shumë, saqë po të mos i dallojë gjuha, këndi i kujtesës së ndryshme të historikë politike, asgjë tjetër nuk i bën të pangjashëm si dty pikat e ujit. Do të kisha dëshiruar të kishte qenë këtu sot edhe Kyriakos Mitsotakis, djali i Kostandinosit, kryeministri i sotëm i Greqisë dhe miku im i dashur por me siguri do të rikthehet në këtë shesh, aq më tepër që ua ka premtuar, ku që nga sot sheshi mban emrin e të atit“, u shpreh Rama.