Pas kapjes se 613 kilogram kokaine të ardhur nga Kolumbia në Portin e Durrësit, mbrëmë kanë mbërritur në Shqipëria ekspertët e DEA-s Amerikane për të hetuar për ngarkesën supër milionere prej 180 milion dollarë. Sekuestrimi i 613 kilogram kokainë në Durrës, në një kontenier që transportonte banane nga Kolumbia, është pasqyruar në mediat ndërkombëtare, duke u bërë lajm kryesor në rubrikën e kronikës. ”Ky operacion është zhvilluar në koordinim me strukturat e vendeve të tjera, mes të cilave edhe DEA amerikane”, raporton ANSA, agjencia italiane e lajmeve.
Por pala shqiptare nuk e pranon se operacioni u krye në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Arsyeja pse kryeministri Rama nxitoi te theksonte se “ishte vetëm operacion i policisë shqiptare pa bashkëpunimin me partnerët”, akoma nuk është përkthyer mirë nga shërbimet përkatëse partnere. Ndërkohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë akuzuar se pas kësaj ngarkese fshihet vëllai i kryeministrit Rama, Olsi. Një akuzë e tillë mbart politikë, por jo fakte.
Qendra e antidrogës amerikane që mbulon rajonin e Ballkanit dhe që është me zyrë në Athinë, po merret direkt me rastin e kokainës kolumbiane. Më 27 shkurt një ngarkesë me banane e mbërritur nga Kolumbia në portin e Durrësit, rezultoi se fshihte 613 kg kokainë. Pas këtij operacioni u vunë në pranga shoferi i kamionit dhe administratori i kompanisë që kishte porositur bananet “Arbri Garden”. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe pronari i kompanisë, Arbër Çekaj.
Një gjë është e sigurt: Kurrsesi nuk mund të nisej një ngarkesë e tillë me 180 milionë euro vlerë shitje pa një garanci të fortë politike apo kushtetore, komenton gazeta ‘Koha Jonë”. Espertët thonë se pala porositëse ndaj mafias kolumbiane ka paguar diku te 30 milion dollarë për ta nisur këtë ngarkesë drejt portit të Durrësit. Ndërsa ka akuza se në Shqipëri ndodhen tre fabrika për prodhim kokaine, ku mendohet se edhe kjo sasi prej 613 kilogram kokainë do të “rregullohej” për tu shitur në tregun europian në shifra te 180 milionë dollarë.
Ndaj kanë mbërritur nga DEA amerikane, agjencia e specializuar që merret me luftën ndaj trafikut të drogës në të gjithë botën. Deri më sot shoferi dhe një administrator janë të arrestuar, por koka e këtij trafiku akoma nuk kanë dalë, ndonëse mendohet se DEA do filtrojë krejt informacionin përfshirë edhe nga pala kolumbiane.
Veritas.com.al/