Dy persona kanë qëlluar me armë policinë në Fier dhe pas sulmit  kanë mundur të largohen. Sipas njoftimi të policisë, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 17:45, në fshatin Baltëz.

Policia u zhvendos në fshat me disa forca pas njoftimit se në zonë kishte të shtëna me armë zjarri. Disa persona po bënin stërvitje me armë zjarri në një cep të fshatit.

Policia u vu në ndjekje te tyre, por ata në vend që të dorëzoheshin,  kanë qëlluar edhe në drejtim të punonjësve të policisë dhe janë larguar.

Në vendngjarje janë sekuestruar 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë, autorët janë identifikuar dhe i ka shpallur në kërkim.

Veritas.com.al/