Në një tjetër përgjim të publikuar nga “Bild”, shfaqet Astrit Avdylaj duke folur në telefon me kreun e Bashkisë së Shijakut, të cilit i kërkon një takim me Vangjush Dakon dhe Ilir Ndraxhin, aktualisht deputet i PS në Shijak.

Ky takim ka si qëllim që në zgjedhjet e ardhshme (2017) Ilir  Ndraxhi të caktohet kandidat për deputet në  Qarkun e Durrësit  dhe se Avdylaj ka premtuar t’i japë mbështetje në fushatën e elektorale.

Përgjimi i plotë

Astrit Avdylaj: Alo!

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Hë mo

Astrit Avdylaj: Si je kryetar

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Si ke qenë ti

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit! Çfarë o bo

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Jam akoma k’tej. Sa kemi maru dhe po ham drek.

Astrit Avdylaj: Ju bëftë mirë, por a e din se pse t’mora unë

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Po

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit…Alo!

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Po, …po të dëgjoj

Astrit Avdylja: Unë, ti, Gjushi, Ilir (Ndraxhi), vllai i Ilirit edhe Jupi. Do pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj t’kam mor sot.

Kreu i Bashkisë  së Shijakut: Atëherë në orën 10:00 do të jem 5 minuta  tek Pallati i Kulturës se ka vdekur Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë nga Shijaku. Kanë ceremoninë përpara Pallatit të Kulturës dhe takojmë atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi tek kafja, do të sjell Paparitin… që t’jemi nesër. A m’kupton

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Pa merak

Astrit Avdylaj: Erdhën sot ato, po diskutoshim. Erdhi dhe Juli… Pra e kupton se.. ngaqë është edhe ai dhe ti duhet të jesh se normal, po s’ishe …. a m’kupton

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Kuptoj

Astrit Avdylaj:  Alo! Ca the?

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Titi, pa merak se atje më ke në Durrës. Rri pa merak.. se do jem edhe në ceremoni atje. Kshu që rri pa merak

Astrit Avdylaj: Mirë, ngaqë do ashu që … t’jesh edhe ti me kto. Am’kupto

Kreu i Bashkisë së Shijakut:Po, po…

Astrit Avdylaj: Mirë, faleminderit!

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Mirë, mirë… hajd ciao

Përgjimi i plotë II

https://www.bild.de/video/clip/albanien/albanien-mafia-einfluss-62397012.bild.html?fbclid=IwAR2bG4fNDsSuZLVQMYPGyvhgAE1JmQMywpx3Ezzlx75bgjw2LDr9i1xFwA8