![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2025/02/640-0-whatsapp-image-2025-02-12-at-072825-1739349673-1.jpeg)
Shtyhet me disa orë seanca në Gjyktatën e Posacme ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se seanca është shtyrë për në orën 13:30, kjo pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen në ngarkim të kryebashkiakut.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar në mungesë masën e arrestit në burg. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxe, për të cilën rëndojnë të njëjtat vepra penale, ajo e kurrupsionit dhe pastrimit të parave.
Veliaj u shoqërua nga punonjës të policisë së shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga Bashkia e Tiranës në drejtim të policisë, ku do të qëndrojë i izoluar derisa të dalë përballë gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë qe iu caktua në mungesë.
Masa arrest në burg u lëshua edhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.
Bëhet fjalë për biznesmenët që dyshohet se kanë përfituar tendera në mënyrë korruptive nga Bashkia e Tiranës mes të cilëve, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u vu në pranga kryebashkiaku Veliaj.
Komente