Komisioni për çështjet Ligjore ka miratuar fondin prej 130 milionë lekësh, që do u shpërndahen partive politike që janë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 Prillit.
Përkatësisht, Partia Socialiste do të marrë 63 417 047 lekë, Partia Demokratike 38 911 877 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20 012 797 lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7 447 477 lekë, Lista e Barabartë 4 841 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5 369 137 lekë.
Ndarja e fondeve, thotë KQZ, është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.
VERITAS.COM.AL/