Koment/ Mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj  dhe ish ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, sot në Kuvend është zhvilluar një debat i nxehtë ‘për jetë a vdekje’. Basha që ishte ministër në vitin 2011 kur në protestën anti- qeveritare u vranë katër protestues para portës së qeverisë, i është sulur ministrit Lleshaj me një gjuhë të ashpër lidhur me ‘studentët’ që kanë bllokuar auditorët e Universiteteve.

Por ministri Lleshaj i ka thënë Bashës: “Sa herë drejton gishtin te unë, kujto historinë’’ .

Ai e kishte fjalën për historinë e vitit 2011, kur u vranë katër civilë protestues nga forcat ushtarake e policore qeveritare, që drejtoheshin nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Prej kohësh po vërtitet në qiellin e politikës fantazma e akuzës ‘për vrasje’ ndaj Lulzim Bashës që tani është kryetar i PD

“Zoti Basha ju falënderoj që me dhatë mundësinë përmes gishtit tregues t’ju përgjigjem, mos u mundo ta tregosh kurrë ndaj meje. Ironia e historisë bën që ju të përdorni pafund bojë të zezë për të nxirë Shqipërinë, por përpjekja juaj është butaforike”.

Duke iu drejtuar Bashës, ministri i Brendshëm u shpreh: “Nuk do arrish kurrë të më shohësh si ty në 2011, që le 4 viktima në bulevard. Sa herë të tregosh gishtin butaforik drejt meje, kujto historinë që ke 4 të vrarë, mbi 100 të plagosur 4000 në tentativë për t’i vrarë se ju lëshove plumbat mbi kokë, mendohu mirë”,- vijoi ai.

Me sa duket, pas Reformës në Drejtësi, ka ardhur momenti që vrasësit dhe urdhëruesit e vrasjes së civilëve të dalin para ligjit.

Veritas.com.al/