Top Channel raporton se forca të shumta policie ndodhen në Velipojë, ku janë dëgjuar shumë të shtëna armësh. Deri tani nuk raportohet për të plagosur apo viktima.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policia ka gjetur deri më tani vetëm disa gëzhoja, por ka informacion se ka patur përplasje me armë mes disa personave.