Dita e sotme duket se do të jetë edhe përmbyllësja e procesit të numërimit të votave edhe për kandidatët. Deri tani janë vënë re shumë surpriza vihet re se kryeministri Rama ka siguruar rekord votash në Vlorë, sikurse dhe Taulant Balla në Elbasan. Deri më tani 3 janë kandidatët që kanë thyer herësin dhe do jenë në Kuvend si Luçiano Boçi i PD në Elbasan apo Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi në listën e PS-së në Tiranë. Në kryeqytet rrezikon mandatin Pandeli Majko. Nga PD Basha deri tani ka marrë mbi 5 mijë vota në Tiranë.

Tashmë procesi është mbyllur zyrtarisht në 5 qarqe si në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Ndërkohë që mbeten për tu numëruar shumë kuti në qarqet Tiranë dhe Durrës, ndërsa në qarqet e mbetur janë shumë pak kuti.

Në Tiranë deri tani janë numëruar 847 kutri nga 1243 gjithsej. Listën e PS e kryeson Belinda Balluku, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj, i cili nuk është në listën e fituesve dhe ka thyer tashmë herësin, duke u futur në Parlament me vota preferenciale. Në listën e PS ka thyer herësin edhe kandidati Ornaldo Rakipi, duke arritur edhe ai të futet në Kuvend. Sa i takon PD lista kryesohet nga kryetari Basha, ndjekur nga kreu FRPD-së Belind Këlliçi. Ndërsa Berisha është më pak i pëlqyeri.

Në Elbasan sa i takon PD surpriza vjen nga Luciano Boçi i cili theu herësin dhe fitoi mandatin e deputetit. I dyti është Dashnor Sula, dhe i treti Gazmend Bardhi. Listën e PS e kryeson bindshëm, Taulant Balla, ndërsa është më votuari, i ndjekur nga Saimir Hasalla. Ndërsa nga LSI Monika Kryemadhi është më pak e votuara nga 5 kandidatët për deputetë. Në Durrës listën e PS e kryeson Jurgis Çyrbja, pas tij Rrahman Rraja i ndjekur më pas nga Edi Rama. Sa i përket Partisë Demokratike kryeson Manjola Luku.

Në Dibër, PD mori 3 mandate ku më i votuari i listës se saj Xhelal Mziu. Në listën e PS në Dibër më e votuara është Aurora Mara. Në Korçë në radhët e socialistëve më i votuari është Niko Peleshi. Ndërsa sa i takon listës së PD ku në qarkun e Korçës mori 5 mandate më votuari është Ervin Salianji. Në Berat LSI pësoi një humbje të thellë duke mos marrë asnjë mandat, ku kishte përballë ish deputetin e saj Nasip Naco, i treti më i votuar në listën e PS pas Blendi Klosit. Sa i takon listës së PD më i votuari është i pari i listës Tomor Alizoti.

Në Lezhë më shumë vota nga lista e PD ka marrë Mark Marku i ndjekur nga Kastriot Piroli, dhe analisti Gjekmarkaj. Sa i takon PS lista kryesohet nga Eduart Ndreca, ndjekur nga Lindita Nikolla. Në Vlorë Listën e PS e kryeson Rama cili thyen  është me i votuari dhe ndiqet nga ministrja Denaj dhe pastaj nga drejtuesi politik Damian Gjiknuri, ndërsa në kampin tjetër në PD kryeson Bujar Leskaj. Në asnjë prej listave nuk ka ndonjë kandidat që mund të thyejë herësin dhe të bëjë surprizën. Luan Rama i LSI nuk ka marrë mjaftueshëm vota.

Në listën e Shkodrës më i votuari në PD është Bardh Spahia me 7219, por që nuk arrin të thyejë herësin dhe të futet në Kuvend. I dyti në PD është Helidon Bushati ka marrë 6743 vota, i ndjekur Zef Hila me 5975 vota. Nard Ndoka ka marrë vetëm 228. Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 7335 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 6131 vota.

Në Fier më i votuari nga PS është Erion Braçe, ndërsa në vend të dytë është kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në listën e PD, më i votuari është Agron Kapllanaj, i cili është i renditur në shtati në listë, ndërsa i pari i demokratëve në këtë qark, Enkelejd Alibeaj. Surpriza në Fier janë votat që ka fituar ish-deputeti Bashkim Fino i cili u nda nga jeta në nisjen të fushatës. Ardian Alushi i LSI është më i votuari në këtë parti, ndjekur nga Monika Kryemadhi.  Në Gjirokastër Tritan Shehu është deputeti i vetëm i zgjedhur nga radhët e PD, ndërsa nga PS me i votuari është ministri Çuçi i cili ka thyer herësin duke marrë mbi 10 mijë vota e pas tij Laert Duraj.  Në Kukës Në listën e PD i pari më i votuar është Flamur Hoxha, ndërsa nga PS është Gerta Duraku. Aktori Petrit Malaj nuk e mori dot mandatin.