TIRANË- Delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, AFET, të kryesuar nga Kryetari David McAllister, ndodhet për një vizitë pune në Shqipëri.

Ai theksoi në konferencë se BE e mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE, ndaj bëri thirrje që të vijojë puna me kryerjen e reformave.

“Ndodhemi në këtë vizitë në Shqipëri dhe Mal të Zi, kjo është vizita e parë zyrtare në këtë mandat të Parlamentit Europian. Filluam vizitën dje në Podgoricë, kemi udhëtuar  me autobus dhe kemi ardhur në Tiranë. Kemi zhvilluar sot takim në Kuvend, me Ministren e Jashtme dhe me kryeministrin Edi Rama.

Shqipëria e ka hapur grupakapitullin e  fundit dhe është në pritje të daljes së raporti në lidhje me standardeve të ndërmjetme. Jemi duke punuar dhe për raportin vjetor të PE, i cili do të prezantohet të enjten e javës së ardhshme.

Në vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin në BE. Njohim dhe rezultate e forta, dëshmia e së cilës ka qenë hapja e grupkapitujve në 13 muaj. Nuk ka vend për vetëkënaqje, Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të punojë edhe më fort për përmbushjen e negociatave”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *