Makinistët në metronë e Parisit refuzojnë të ndalojnë në stacionin e caktuar për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe përdorimit të drogës, duke pohuar se zona mund të mos jetë e sigurt për pasagjerët e tjerë.
Makinistët që punojnë për kompaninë e transportit publik ‘Régie Autonome des Transports Parisiens’ (RATP), thonë se disa stacione në veri të Parisit janë plot me përdorues droge dhe paraqesin rrezik për pasagjerët, raporton televizioni Francez BFMTV.
Sipas Unionit të Transportit UNSA, ka shumë njerëz me varësi te droga dhe shpërndarësit shihen përditë në linjat 4 dhe 12, si për shembull në Marcadet Poissonnier dhe Porte de la Chapelle dhe me stacionin pas tyre që njihet me emrin ‘vendi për emigrantët për kamping’.
Unioni gjithashtu thotë se se siguria e punonjësve të RATP lidhet me zonat me turbullira teksa numri i incidenteve të dhunshme ndaj punonjësve po rritet në mënyrë dramatike muajt e fundit. JAvën e kaluar, të dy organizatat (RAPT dhe UNSA) i kanë dërguar letër ministrit të Brendshëm, Gerald Collomb, kryetares së Bashkisë, Anne Hidalgo, dhe presidentit këshillit të rajonit Ile-de-France, Valérie Pécresse ku kanë kërkuar “masa serioze dhe urgjente”.
Veritas.com.al/