Një trajler u batua në supertsraden Lezhë-Milot, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk mori lëndime.
Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, përballë Milotit.
Po sipas policisë, trajleri me targa nga shteti i Maqedonisë po lëvizte në drejtim të Milotit dhe si pasoje e erës është përmbysur në anë të rrugës.
Mësohet se trajleri ka qenë pa ngarkese, çka ka ndikuar në rrëzimin e tij nga era e fortë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia rrugore të cilët kanë ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve përgjatë supestrades Lezhë-Laç, për kthimin e trajlerit në ‘këmbët e veta’ u ndërhy me një vinç.
Këto 24 orët e fundit rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë që ka sjellë probleme edhe në disa zona.
Veritas.com.al/