Nga: Astrit Patozi/
Ne nuk kemi numër për 25 prillin, kurse ata vetëm numrin kanë.
Shqiptarët mund të zgjedhin secilin prej nesh, kurse ata kanë si opsion vetëm kryetarin ose më mirë të themi pronarin e listës. Të tjerët thjesht ndjekin dëshirën, urdhërin dhe humorin e tij.
Sepse ne listën e kemi të hapur, kurse ata janë vënë prej kohësh në atë radhë të gjatë dhe të shëmtuar për një vend të sigurtë. Ndërkohë që tek ne deputetë bëhen thjesht ata që marrin vota më shumë se të tjerët.
Mjafton kaq për të kuptuar se vetëm prej tyre nuk mund ta presësh ndryshimin.
Ndaj voto Bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill!
VERITAS.COM.AL