Sot njëra pjesë e politikës së vendit tonë la sallën e  Kongresit në Bruksel, dhe i hipi kalit për në Shqipëri. Opozita, me në krye Genc Pollon, kërkoi nga Brukseli “o nxirrni jashtë Taulant Ballën ‘from Librazhd’ , ose ne ‘largohemi’. Pas kësaj fjale Opozita la sallën e Brukselit, i hipi kalit dhe u nis drejt Shqipërisë

Kështu ka ndodhur në Moskë në vitin 1961 kur udhëheqja shqiptare la sallën e Kongresit, u kthye me trena e me gomerë, dhe mbërriti ‘fitimtare’ në Shqipëri. Ismail Kadare shkroi romanin ‘Dimri i Madh’ bash për këtë subjekt…

Debati mes politikës shqiptare ka kaluar kufirin shqiptar dhe kësaj here është zhvendosur në Bruksel. Genc Pollo dhe Taulant Balla kanë  ngritur tonet edhe në Parlamentin Europian.

Kur Balla fliste përballë të pranishmëve, Genc Pollo kërkoi  të merrte fjalën. Drejtuesja e panelit  në Komision kritikoi  Pollon pse ndërhynte pa radhë, , Pollo bashkë me përfaqësuesit e PD u larguan nga salla.

“Euro deputetët e sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zëmë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Euro deputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkë drejtues”, tha Pollo.

Pollo kërkon largimin e Ballës ‘from Librazhd’.

Pollo e humbi toruan- siç thonë në Librazhd.

“Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi. Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Ne nuk mund të rrimë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium. Euro deputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zëne hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë. Dhe po i kërkojnë llogari ekzekutivit të tyre për skandalet e shumta të Balles. Edhe pse kjo është hera e fundit me Ballen bashkëkryetar ne këtë parlament. Me Ballën shef delegacioni parlamentar sabotohet integrimin europian dhe silurohet hapja e negociatave vitin tjetër”, shtoi  Pollo.

Drejtuesja e panelit në PE tha se “kërkoi nga deputetët e opozitës të respektojnë rendin e ditës, por theksoi faktin se me largimin nga mbledhja,  deputetët tregojnë se janë kundër dialogut”.

Balla deklaroi se Basha ka porositur deputetët e tij për të krijuar rrëmujë në Parlamentin Europian, ndërsa i bëri thirrje që të ishte i kujdesshëm,  me qëllim për të ruajtur imazhin e vendit duke mënjanuar sulmet politike, të cilat sipas tij janë të pabaza.

Pollo e kishte lexuar mijëra herë procesverbalin e Mbledhjes së Moskës 1961 kur komunisti Enver Hoxha la sallën e mbledhjes.

Veritas.com.al/

 

 

Balla deklaroi se Basha ka porositur deputetët e tij për të krijuar rrëmujë në Parlamentin Europian, ndërsa i bëri thirrje që të ishte i kujdesshëm,  me qëllim për të ruajtur imazhin e vendit duke mënjanuar sulmet politike, të cilat sipas tij janë të pabaza.