Autoritetet policore shqiptare në bashkëpunim me ato greke finalizuan këtë të premte një operacion ndërkombëtar antidrogë, ku u sekuestruan 137 kokainë në Portin e Durrësit. 2 persona u vunë në pranga. Ata janë Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, të dy banues në Durrës, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Konfirmohet se i dyshuari dhe i shpallur në kërkim wshtw njw biznesmen i njohur, Gentian Malindi.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta persona ishin pritësit e drogës. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se duke shfrytëzuar faktin që kishin hyrje-dalje në port, të arrestuarit bënë të mundur nxjerrjen e një sasie kokaine nga kontenieri ku ndodhej dhe e çuan në një zonë që ata mendonin se ishte e sigurt. Megjithatë kjo sasi droge u sekuestrua nga Policia gjatë operacionit.

Të gjitha veprimet e personave më fjalë, policia tha se ishin nën monitorim. Rruga e ndjekur nga trafikantët ishte ajo detare, nga Ekuadori në Greqi dhe më pas në Shqipëri.

Operacionin e përshëndeti Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj:

“KUJTO” një tjetër provë e pjekurisë profesionale dhe e angazhimit serioz të PSH në luftën kundër krimit të organizuar, i cili ka marrë sot një goditje domethënëse. Përgëzime për PSH dhe falënderime për partnerët tanë. E gjitha vazhdon…”, shkroi Ministri në një reagim në Twitter.

Veritas.com.al/