Ndërkohë që na ndajnë vetëm 3 javë nga zgjedhjet parlamentare nuk po ndalen largimet nga LSI-ja.
Së fundmi janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, ish-kryetarja e LSI për bashkinë Poliçan, Vjollca Lulaj si dhe Klaudio Kumani kryetari i LSI i rajonit 3 në bashkinë Berat.
Pas takimit me kryeministrin Rama të dy janë shprehur se ndihen krenar që janë bërë pjesë e PS-së për mandatin e trete.